image Policia e konfirmon operacionin policor të Krimeve Ekonomike në Gjakovë

Siguri

Policia e konfirmon operacionin policor të Krimeve Ekonomike në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit që po zhvillohet në degën e Administratës Tatimore në Gjakovë.

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar në degën e ATK-së, nën dyshimin se disa inspektorë janë përfshirë në veprime të kundërligjshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës, pa dhënë detaje të tjera.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës me njësitë e DHKEK-së, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, në DRP Gjakovë ka realizuar një operacion policor. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë.”

/GazetaSinjali/