image Policia e konfirmon: Antidroga sekuestroi kokainë në vlerë 10 mijë €, ndalohet i dyshuari

Siguri

Policia e konfirmon: Antidroga sekuestroi kokainë në vlerë 10 mijë €, ndalohet i dyshuari

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë që u zhvillua në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në Graçanicë dhe që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar dhe sekuestrimin e një sasie të kokainës.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast u bë e ditur se vlera e drogës së sekuestruar është rreth 10 mijë euro.

Siç raportoi Sinjali ekskluzivisht, zyrtarët policorë të Antidrogës, në asistim me zyrtarë policorë të tjerë ndaluan një taksi për kontroll, ku u gjet një sasi e kokainës dhe u arrestua personi i dyshuar.

“Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro).

Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :

  1. 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
  2. Një veturë,
  3. Para kesh 200 euro dhe
  4. Një telefon celular

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent  ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.” – njoftoi PK.

/GazetaSinjali/