image Policia e kap në flagrancë me drogë shoferin e një kamioni në Pejë, i gjejnë edhe thikë

Siguri

Policia e kap në flagrancë me drogë shoferin e një kamioni në Pejë, i gjejnë edhe thikë

news image

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të shtunën në mbrëmje, në rrugën “7 Shtatori” në Pejë, ku policia ka kapur në flagrancë shoferin e një kamioni. Sinjali mëson se Policia ka kryer kontroll, që rezultoi me gjetjen e një sasie të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Burimet e Sinjalit thonë se përveç drogës, gjatë kontrollimit të kamionit dhe të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu edhe një brisk e një boks metali, që janë konfiskuar nga Policia.

Për shkak të posedimit të drogës, i riu është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacionin policor në Pejë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor së bashku me sendet e sekuestruara me rastin e kontrollit policor.

/GazetaSinjali/