image Policia dhe pushuesit shpëtojnë turisten spanjolle të plagosur në Himar

Shqipëri

Policia dhe pushuesit shpëtojnë turisten spanjolle të plagosur në Himar

news image

Një turiste spanjolle u rrëzua dhe pësoi lëndime në kokë në zonën e plazhit të Filikurit, Himarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rreth orës 16:00, patrulla e Policisë së Himarës u njoftua nga Salla Operative dhe u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Me ndihmën e disa pushuesve të rastësishëm, turisten e bllokuar në vendin e rrëzimit e nxorrën dhe më pas e dërguan me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/