image Policia dhe Prokuroria në aksion kundër korrupsionit në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Siguri

Policia dhe Prokuroria në aksion kundër korrupsionit në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

news image

Njësitet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike po zhvillojnë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, duke bërë të ditur se aksioni po realizohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, ekipet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë. Pas përfundimit të operacionit dhe raportimeve nga terreni, detajet tjera do të bëhen të ditura më vonë nga kompetentët”, tha Hoxha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/