image Policia dhe Inspektoriati me aksion në disa komuna të Kosovës, ky është apeli i tyre

Kosovë

Policia dhe Inspektoriati me aksion në disa komuna të Kosovës, ky është apeli i tyre

news image

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Policore e Mitrovicës së Jugut (Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri), përmes një njoftimi për media ka treguar se po vazhdon zbatimi i planit operativ dhe realizimi i vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim bëhet e ditur se policët së bashku me inspektorët janë në teren duke marrë veprime komfor Ligjit anti-Covid 19, ku kanë apeluar qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Policore e Mitrovicës së Jugut (Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri), vazhdon zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë. Policia e Kosovës, së bashku me inspektorë janë në teren 24/7 duke e respektuar dhe marrë veprime komfor Ligjit anti-Covid 19, andaj edhe me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia dhe inspektorati do të jenë të vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit”.

/Gazeta Sinjali/