image Policia dhe Inspektorati me aksion edhe në lokalet e Prishtinës, shpërndajnë turmat - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

18345

Të shëruar

15198

Të vdekur

669

Policia dhe Inspektorati me aksion edhe në lokalet e Prishtinës, shpërndajnë turmat

news image

Rritja e rasteve me koronavirus në Kosovë, ka bërë që Policia dhe Inspektorati të jenë më aktiv në teren, raporton Gazeta Sinjali.

Këto të fundit sonte kanë inspektuar disa kafeteri në Prishtinë, për të parë nëse po i respektojnë masat e qeverisë antiCOVID.

Ky aksion është organizuar pasi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje institucioneve qendrore dhe atyre lokale, Policisë së Kosovës, Inspektoratit Shëndetësor dhe atij Sanitar dhe palëve tjera që kanë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftën kundër koronavirusit, që të zbatojnë vendimet e reja në pajtim me situatën.

Edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ditë më parë nuk ka përjashtuar mundësinë e shtrëngimit të masave, kjo me qëllim që mos të rritet numri i të prekurve me këtë virus.

Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë se Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë intervenuar sonte edhe në katër kafeteri në Gjakovë, dy prej të cilave i kanë mbyllur për shkak se të njëjtat nuk i kanë respektuar masat e qeverisë kundër përhapjes së COVID-19. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin