image Policia bastis tezgën ku 'armatoseshin' të miturit në Pejë, konfiskon 105 thika, boksa të hekurit, shufra metalike e elektroshok

Siguri

Policia bastis tezgën ku ‘armatoseshin’ të miturit në Pejë, konfiskon 105 thika, boksa të hekurit, shufra metalike e elektroshok

news image

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë. Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante ka bërë që Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë nën autorizim të Prokurorisë Themelore të kryejë bastisje në një tezgë në qytet, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se gjatë bastisjes nё Çarshinë e Gjatë, nga shitësi ambulant janë sekuestruar 105 thika të ndryshme, tri shufra metalike, 11 boksa të hekurit, 4 sprej OC dhe një elektroshok.

Sipas Policisë bastisja u krye për shkak se kohëve të fundit janë shtuar incidentet ku të miturit kanë përdorur armë të ftohta, sprej dhe elektroshok dhe ne shumicën e rasteve të dyshuarit kanë deklaruar se armët e përdoruara i kanë blerë në treg.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.

/GazetaSinjali/