image Policia bastis shtëpinë në Podujevë – i riu kapet me armë pa leje, thotë se s’e dinte që ishte ilegale

Siguri

Policia bastis shtëpinë në Podujevë – i riu kapet me armë pa leje, thotë se s’e dinte që ishte ilegale

news image

Një rast i posedimit të paautorizuar të armës është zbuluar në Podujevë, ku një i ri është kapur me armë në shtëpinë e tij pas informacioneve operative të policisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 18:00, në rrugën “Shaqir Igrishta”, në fshatin Dumnicë e Epërme, ku siç mëson Sinjali, njësitë policore kanë ndërmarrë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, me pëlqimin e pronarit dhe në koordinim me prokurorin kujdestar, është gjetur një armë – pistoletë me gaz e tipit “Ekol Special”, si dhe një karikator pa fishekë, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari në këtë rast është Ensar Uka, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se arma ishte e tij, por ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni që posedimi i saj është i paligjshëm.

Me udhëzim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/