image Policia bastis restorantin e kthyer në ‘dyqan’ kokaine, shpërbëhet banda e shqiptarëve

Evropë

Policia bastis restorantin e kthyer në ‘dyqan’ kokaine, shpërbëhet banda e shqiptarëve

news image

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion special në një lagje të Hamburgut, ku kishte dyshime se në një restorant të zonës kishte aktivitet të lëndëve narkotike.

Rreth orës 20:00 tetë makina policie përfshirë ato civile ndaluan para restorantit “Knallermann”, brenda të cilit operonte një grup shqiptar që shiste kokainë.

Sipas mediave gjermane raportohet se grupi shqiptar i përbërë nga dhjetë persona, dy prej të cilëve pa dokumente dhe shisnin lëndën narkotike për 50 euro një gram.

Nga kontrollet në ambientin e bastisur nga policia u sekuestruan 45 gramë kokainë dhe një automjet që u përkiste të dyshuarve.

/GazetaSinjali/