image Policia arreston të miturin që vrau 14-vjeçarin afër shkollës në Tiranë

Shqipëri

Policia arreston të miturin që vrau 14-vjeçarin afër shkollës në Tiranë

news image

Policia në Shqipëri ka njoftuar se kanë arrestuar një të mitur që dyshohet për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cami, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, transmeton Sinjali.

Sipas njoftimit, edhe i arrestuari është 14 vjeç dhe dyshohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”

/GazetaSinjali/