Policia e Kosovës ka konfirmuar për Sinjalin se është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar në lidhje me plagosjen e Met Elshanit.
Ai është arrestuar së bashku me Adhurim Lepajën tek frizeri “Moda” të Qafa.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti nuk ka bërë të ditur identitetin e personit në fjalë por ka njoftuar se ata janë kapur në lidhje me rastin e kualifikuar si tentim vrasje, më 17 maj në Prishtinë.
Në këtë tentim vrasje kanë qenë të përfshirë Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar. /Sinjali/