image Policia arreston dy zyrtarë të komunës së Graçanicës, dyshohen për korrupsion

Siguri

Policia arreston dy zyrtarë të komunës së Graçanicës, dyshohen për korrupsion

news image

Policia e Kosovës ka ndaluar dy zyrtarë të Komunës së Graçanicës, nën dyshimin për korrupsion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se krimet ekonomike në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë realizuar operacionin policor në Komunë e Graçanicës.  

“Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, tha Policia e Kosovës. 

Për aksionin ka njoftuar edhe kryetarja e Graçanicës, Liliana Shubariq, transmeton “Kossev”. 

Në një prononcim për media ajo ka thënë se me këtë hetim dhe ndalim nuk është vënë në dyshim puna e menaxhmentit të Komunës apo menaxhmentit të Drejtorisë së Kadastrit, por bëhet fjalë për punën e dy zyrtarëve. 

/GazetaSinjali/