image Policia aksion para lokalit ‘Paradis’ në Prizren: E kapin të dyshuarin me armë ilegale

Siguri

Policia aksion para lokalit ‘Paradis’ në Prizren: E kapin të dyshuarin me armë ilegale

news image

Foto ilustruese


Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative në Kosovë, që përpos që është e kundërligjshme, po cenon edhe sigurinë e qytetarëve. Raste të tilla jo rrallëherë zbulon edhe në lokale që frekuentohen edhe pas mesnatës. Një denoncim i tillë që i shkoi në mesnatën e mbrëmshme Policisë në Prizren, aktivizoi disa njësi policore në rrugën “Tahir Sinani”, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se një person ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap me armë ilegale teksa po largohej nga lokali ‘Paradis’.

Arrestimi i tij erdhi pasi Policia formoi një pikë kontrolli për ta kapur personin që dyshohet se posedonte jashtëligjshëm armë, të cilën edhe e kishte ekspozuar gjatë qëndrimit në këtë lokal.

I dyshuari u ndalua për kontroll bashkë me personat e tjerë dhe pas kontrollit, në veturë iu gjet një armë, e cila është sekuestruar.

Sipas të njëjtave burime, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit penal dhe dorëzimin e kallëzimit penal në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

/GazetaSinjali/