Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 46 aksidente trafiku në nivel vendi.
Sipas të dhënave zyrtare, në të njëjtin interval kohor janë shqiptuar 941 tiketa për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.
Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se 22 persona janë arrestuar, ndërsa 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion, me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!