image Polici që u gjet i vdekur në Drenas ishte veteran i UÇK-së

Sociale

Polici që u gjet i vdekur në Drenas ishte veteran i UÇK-së

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, ku zyrtari policor, Xhemajl Muja, është gjetur i vdekur, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve, Muja humbi jetën tragjikisht pasi ra në një bunar.

Xhemajl Muja përpos pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 114.

Sipas burimeve, Muja ishte larguar sot nga shtëpia rreth orës 11:00 dhe nuk është kthyer më.

Sinjali mëson po ashtu se ai vuante që një kohë nga një sëmundje.

/GazetaSinjali/