image Polici që qëlloi për vdekje qytetarin në Gjilan, ishte jashtë detyrës zyrtare

Kosovë

Siguri/ Polici që qëlloi për vdekje qytetarin në Gjilan, ishte jashtë detyrës zyrtare

news image

Polici V.H i cili qëlloi për vdekje një person sot në orët e hershme të mengjesit në Gjilan, ishte jashtë detyrës zyrtare.

Këtë e ka bërë të ditur Inspektorati i Policisë së Kosovës përmes një komunikate për media,

“Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar  V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës L.S”, thuhet në komuniikatë.

Inspektorati ka thënë se se zyrtari policor është suspenduar nga detyra.

“Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Sot rreth orës 05:00 të mëngjesit  Policia e Kosovës ka pranuar  një informacion së në rrugën “Nato 99”,  në Gjilan ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e këtij incidenti një person ka vdekur.

 Pasi që dyshimet ishin se në këtë incident i dyshuar ishte një pjesëtar i Policisë së Kosovës, menjëherë përmes “Linjës së kaltër” janë njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar  V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës L.S .

Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës dhe njësinë rajonale të hetimeve  janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.