image Polici pa maskë, e dënon qytetarin për mosmbajtje të maskës në Skenderaj (VIDEO)

Sinjalizime

Polici pa maskë, e dënon qytetarin për mosmbajtje të maskës në Skenderaj (VIDEO)

news image

Policia dhe Inspektorati janë vënë në aksion ditëve të fundit për të monitoruar zbatimin e masave të reja antiCOVID, të cilat u vendosën javën e kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Qytetarë e biznese të shumta po gjobiten për shkak të shkelje të masave, të cilat kryesisht po kanë të bëjnë me grumbullim të personave më shumë se sa që është e lejuar, mosvënie të maskës, mosrespektim të orarit të lëvizjes, etj.

Por, këto masa duket që po i shkelin edhe vet ata që duhet të kujdesen që ato të mos shkelen.

Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet një polic teksa ia shqiptonte dënimin për mosvënie të maskës.

Por, ndonëse ishte vet i treti në veturë, as polici nuk e kishte të vendosur maskën, e cila është e obligueshme me masat e reja.

“Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

11.1.Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;”, thuhet në vendimin e Qeverisë, çka lë të nënkuptohet se vënia e maskës është e domosdoshme nëse gjendesh me persona të tjerë në veturë.

/Gazeta Sinjali/