image Polici kroat flet nga vendi i ngjarjes: Ky është ndër aksidentet më të rënda që kam parë

Siguri

Polici kroat flet nga vendi i ngjarjes: Ky është ndër aksidentet më të rënda që kam parë

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të gjithë të vdekurit janë nga Kosova dhe ishin pasagjerë në këtë autobus.

Po ashtu, burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dhjetë nga të lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin, ku ka thënë se ky është ndër aksidentet më të rënda që ka parë.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha një zëdhënës i policisë.

“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.

Viktimat janë nxjerrë nga autobusi nga zjarrfikësit.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Slovenski Brod, në të cilin nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda. /Gazeta Sinjali/