image Polici i Kosovës sulmohet nga Policia serbe në kufi, ishte duke udhëtuar me autobus për Gjermani

Siguri

Polici i Kosovës sulmohet nga Policia serbe në kufi, ishte duke udhëtuar me autobus për Gjermani

news image

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës me inicialet A.Z. është sulmuar mëngjesin e sotëm derisa po udhëtonte për në Gjermani.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Polici nga Podujeva, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, derisa ka qene ne zonën kufitare të Serbisë, ka pasur probleme me Policinë kufitare të Serbisë.

Këta të fundit kanë dashur ta zbresin nga autobusi me dhunë Policin kosovar, por që ky ka rezistuar.

Si rezultat i rezistencës, të njëjtit e kanë sulmuar dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore, raporton GazetaSinjali.

Polici është kthyer në këmbë në pjesën kufitare të Kosovës dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

/GazetaSinjali/