Një polic i Kosovës, është sulmuar fizikisht pasditen e djeshme në Viti. Ngjarja ka ndodhur derisa zyrtari policor ka tentuar ta ndal një person që me kamion ka rrezikuar zyrtarët policor.
Një polic është goditur me pjesën e pasme të kamionit, ku për çka ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.
Policia ka kërkuar vozitësin e kamionit edhe në shtëpi, por nuk e ka gjetur.
“Është raportuar se një zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Lëndimi ka ardhur pasi që derisa zyrtari policor ka qenë në përpjekje për ta ndaluar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me kamionin e tij me targa vendore i ka rrezikuar zyrtarët policorë, me ç’rast i njëjti është goditur me pjesën e pasme të kamionit. I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij por nuk është hasur pasi që i njëjti gjendet në arrati”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovës.