image Polici goditet me veturë në Pejë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Siguri

Polici goditet me veturë në Pejë, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

news image

Një person ka goditur me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës, teksa polici kishte tentuar ta ndalojë të dyshuarin për kontrollë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00 dhe konfirmohet se polici është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se i dyshuari është në arrati, ndërsa zyrtari policor është dërguar në Emergjencë pas goditjes nga vetura.

/GazetaSinjali/