image Polici britanik godet me shqelma në kokë një burrë, pamjet dramatike publikohen në rrjetet sociale

Botë

Polici britanik godet me shqelma në kokë një burrë, pamjet dramatike publikohen në rrjetet sociale

news image

Pamjet e një polici britanik që godet brutalisht në kokë një të ri pakistanez kanë ngjallur protesta për brutalitetin e policisë në aeroportin e Manchesterit.

Qindra protestues u mblodhën jashtë në Rochdale pasi pamjet u bënë virale në rrjetet sociale.

Policia tha se ata e kuptonin “ndjenjën e madhe të shqetësimit që ndiejnë njerëzit”.

Ata janë veçanërisht të indinjuar në komunitetet myslimane dhe pakistaneze sepse viktima e sulmit i përket kësaj pakice.

Videoja, e cila është marrë në Terminalin 2 të aeroportit të martën mbrëma, tregon një oficer policie me elektroshkop në dorë dhe më pas duke e shkelmuar në kokë burrin që është i shtrirë me fytyrë poshtë në dysheme, me një grua të gjunjëzuar pranë tij.

Policia njoftoi më herët se i është përgjigjur një sulmi të ndodhur në aeroport.

Gjatë intervenimit, policia njoftoi se janë sulmuar tre policë. Një polic ka pësuar lëndime në hundë, ndërsa policët e tjerë janë rrëzuar përtokë dhe kanë marrë lëndime që kanë kërkuar trajtim spitalor.

Policia shtoi se katër persona u arrestuan në vendngjarje pasi u përleshën dhe sulmuan punonjësit e shërbimit të urgjencës.

/GazetaSinjali/