image Polici Agon Hyseni mbërrin në Gjykatë, sot merret vendim ndaj tij

Siguri

Polici Agon Hyseni mbërrin në Gjykatë, sot merret vendim ndaj tij

news image

Agon Hyseni është polici që u arrestua të mërkurën, e që u suspendua ditë më parë nën dyshimet se ishte bashkë me policin tjetër të arrestuar, Haris Kelmendin, kur ky i fundit keqatrajtoi Leotrim Ramën në stacion policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Agon Hyseni, ka qenë bashkë me Haris Kelmendin edhe në momentin kur e kanë ndaluar në vitin 2018, Leotrim Ramën për kundërvajtje.

Hyseni ka mbërritur në Gjykatën Themelore ku edhe pritet të merret një vendim ndaj tij.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar rreth vendimit./GazetaSinjali/