Dy policë spanjollë në Girona janë pezulluar pasi e kanë rrahur një person i cili nuk po respektonte karantinimin.
Në një video shihen dy efektivët që godasin një djalë të ri, ndërkohë që familjarët e tij përpiqen që të ndërhyjnë.
Ndërkohë, sindikatat mbrojnë policët duke thënë se pamjet janë të nxjerra nga konteksti dhe se djali kishte një urdhër-arrest për një arsye tjetër. /Gazeta Sinjali/