Policët serbë sot kanë dorëzuar dorëheqjet në Policinë e Kosovës.
Në mesin e policëve të dorëhequr janë edhe ata që kanë punuar në vendkalimet kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.
Tanjug raporton se, më shumë se 300 policë serbë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe kanë hequr uniformat e tyre në stacionin policor në pjesën veriore të Mitrovicës.