image Policët mund të protestojnë, por jo të mbajnë grevë

Politikë

Policët mund të protestojnë, por jo të mbajnë grevë

news image

Njësia elite e Policisë së Kosovës (FIT) dhe ajo për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë.

Me ligjin për policinë, personeli policor nuk ka të drejtë të bëjë grevë, por ka të drejtë t’i shprehë pakënaqësitë e tij nëpërmjet protestave të organizuara dhe të udhëhequra nga organet përfaqësuese.

Këtë e kanë bërë sot njësitë speciale.

Një përfaqësues i këtyre njësive elite policore tha se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

/GazetaSinjali/