image Policet injorojnë vendimin e Rashit Qalajt – konsumojnë edhe duhan në vende publike
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Shkelje/ Policet injorojnë vendimin e Rashit Qalajt – konsumojnë edhe duhan në vende publike

news image

Zyrtarët policorë të Kosovës vazhdojnë ta injorojnë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn, i cili kishte urdhëruar policët që mos të shkojnë me uniformë në kafiteri.

Përveç injorimit të vendimit të Rashit Qalajt, zyrtarët policorë këtë të shtunë në qendër të Prishtinës kanë shkelur edhe ligjin për konsumin e duhanit.

Përderisa sipas ligjit në fuqi, duhani nuk lejohet të konsumohet në vende të mbyllura, dy zyrtare policore kanë konsumuar duhan në ambiente të mbyllura të një lokali në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku në një lokal në rrugën “Tring Smajli” në Prishtinë, dy zyrtare policore janë fotografuar nga sinjalizuesit duke konsumuar duhan.

Në fillim të mandatit të Qalajt, si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kishte vendosur që zyrtarët policorë mos të shkojnë në kafiteri dhe as në objekte fetare me uniforma policore. Përderisa në objekte fetare është respektuar ky vendim, njëjtë nuk mund të thuhet edhe për kafiterit.

“Dua të mbahem mend për disiplinën që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë polic të mos qëndrojë në kafiteri”, kishte thënë Qalaj në një intervistë televizive.

Gazeta Sinjali kishte raportuar edhe në të kaluarën për një grup zyrtarësh policorë që përvjetorin e Policisë së Kosovës e kishin festuar ne raki dhe duhan. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në Suharekë më 6 shtator të këtij viti. /Gazeta Sinjali/