image Policët e Kosovës nuk do të paguhen për të gjitha orët shtesë të punës gjatë pandemisë

Kosovë

Policët e Kosovës nuk do të paguhen për të gjitha orët shtesë të punës gjatë pandemisë

news image

Sipas Zyrës së Informimit në Policinë e Kosovës, kompensimi i orëve shtesë me para, që nga ndryshimi i orarit të punës do të bëhet për vetëm 60 orë brenda një muaji, ndërsa orët tjera do të kompensohen me pushim.

Policët  të cilët kanë punuar për më shumë se dy muaj me ndryshim orari, i kanë bërë gjithsej 240 orë shtesë të cilat do të kompensohen me vetëm 180 euro, ndërsa policët e gradave më të larta do t’u kompensohen 186 euro, për vetëm 60 orë shtesë brenda një muaji.

“Ju informojmë se janë duke u bërë pagesat e punës jashtë orarit çdo muaj duke filluar nga muaji maj 2019, ndërsa me rastin e ndryshimit të orarit nga 8 në 12 orë pagesa bëhet maksimum deri në 60 orë brenda muajit, orët tjera kompensohen me pushim, kjo është bërë për shkak të mundësive financiare”, tha për Gazetën Sinjali Zyra e Informimit të Policisë.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që nga data 24 mars, 2020 deri me datë 25 maj, 2020, stafi i Policisë së Kosovës kanë punuar me orar 12 orësh nga orari 8 orësh që bëjnë zakonisht.

Kjo është bërë me qëllim të rritjes së sigurisë në vend, për shkak të pandemisë së COVID-19.Gazeta Sinjali