Tenderi që peshon 263 mijë euro do t’i bëjë me këpucë standarde policët e Policisë së Kosovës. Kontrata është nënshkruar më 14 dhjetor me kompaninë vendase “Solid”.
Shumë policë të Kosovës do të bëhen më këpucë të reja së shpejti.
Kështu thotë kontrata e nënshkruar më 14 dhjetor, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkuan Gazeta Sinjali.
Sipas tenderit që peshon 263 mijë euro, policët e Policisë së Kosovës do furnizohen me këpucë standarde policore.
Ato do të punohen nga ndërrmarrja vendore për prodhimin e këpucëve “Solid”, kompani kjo e cila e ka bazën në Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këtë prokurim publik, Policia e kishte parashikuar vlerën e kontratës prej 265 mijë eurove, po firma suharekase e këpucëve e ka ofruar çmimin me të ulët, atë prej 263 mijë eurove.
Sipas dokumentit publik të publikuar në KRPP, policët për të cilët janë paraparë këpucët do t’i marrin ato në një periudhë prej 3 muajsh, shkruan Gazeta Sinjali.
Në dosjen e tenderit, prokurimi i policisë së shtetit ka treguar edhe disa prej specifikave të këpucëve: Madhësia do të jetë nga 38 deri në 48, duhet të jenë me lidhëse, model për punë profesionale policore, me nivel të ulët, duhet të kenë të integruar shtresën ortopedike, të jenë me sistem ajrosjeje dhe rezistuese ndaj ujit dhe të kenë ngjyrë të zezë.
Dosja parasheh gjithashtu që lëkura e këpucëve duhet të jetë natyrale dhe rezistente ndaj grisjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky tender ishte iniciuar më 10 nëntor të këtij viti, derisa hapja e dosjes aplikuese ishte bërë më 22 të po atij muaji.
Më 1 dhjetor ishte bërë njoftimi për dhënie të kontratës, ndërsa më 14 dhjetor është nënshkruar e njëjta nga Zyra e Prokurimit të Policisë si tenderuese dhe kompania “Solid” si ofertuesja e vetme në tender, shkruan Gazeta Sinjali.