image Pogba fiton në CAS, mesfushori francez pritet të rikthehet të luajë për Juventusin që këtë sezon

Futboll

Pogba fiton në CAS, mesfushori francez pritet të rikthehet të luajë për Juventusin që këtë sezon

news image

Paul Pogba do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitjet e Juventusit në vetëm 12 javë pasi t’i reduktohet dënimi për doping.

Mesfushori u pezullua për katër vjet në shkurt pasi doli pozitiv për substancën e ndaluar DHEA.

Megjithatë, ndalimi i tij tani është reduktuar në 18 muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, raporton Daily Mail.

Ai tani do të jetë i lirë të kthehet në stërvitje me gjigantët italianë në janar si rezultat o këtij vendimi. Ndërkohë, ai mund të fillojë të luajë sërish ndeshje nga marsi i 2025-ës.

Gjoba fillestare e Pogba gjithashtu është lënë mënjanë, shton raporti.

/GazetaSinjaliSport/