image Pogba do të luajë për Real Madridin, sipas mediumit spanjoll

Futboll

Pogba do të luajë për Real Madridin, sipas mediumit spanjoll

news image

Mediumi spanjoll “Todo Fichajes”, raporton se mesfushori Paul Pogba nuk do rinovojë me Manchester Unitedin, pavarësisht spekulime që janë në negociata.

Edhe ardhja e Cristiano Ronaldos, mesa duket nuk ka ndikuar në të ardhmen e francezit, që ndryshon aventurë tjetër.

Sipas Todo Fichajes, Pogba dëshiron të luajë për Real Madridin, andaj nuk do ta humb këtë mundësi.

United i ofroi tjetër kontratë para disa ditëve, por që ende lojtari nuk ka kthyer përgjigje dhe klubi ka filluar të mendojë se ekziston mundësia e largimit.

Në rast që largohet, Manchester United do provojë transferimin e yllit të Leicesterit, Youri Tielemans, që pëlqehet edhe nga skuadrat e tjera.

Kujtojmë, se nëse nuk rinovon deri në janar, Pogba ka të drejtë të nënshkruajë para kontratë me klubin spanjoll në afatin dimëror. /Gazeta Sinjali Sporti/