image Podujeva po bëhet me pishinë të mbyllur gjysmë-olimpike - Sinjali

Podujeva po bëhet me pishinë të mbyllur gjysmë-olimpike

news image

Kuvendi Komunal i Podujevës miratoi sot propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pishinës së mbyllur gjysmë-olimpike në Podujevë, investim ky nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kryetari Shpejtim Bulliqi ka thënë se kjo pishinë do të ndihmojë notarët, zhytësit dhe nxënësit e shkollave të zhvillojnë sportin dhe garat e notit në një hapësirë atraktive që i ka munguar Podujevës.

I falënderoj asamblistët për mbështetjen, ka shkruar ai në Facebook.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin