image Pochettino një telefonat larg për t’u bërë trajner i gjigantit anglez

Futboll

Sport/ Pochettino një telefonat larg për t’u bërë trajner i gjigantit anglez

news image

Që nga momenti i shkarkimit nga Tottenham-i 19 nëntorin e kaluar, Mauricio Pochettino ka mbetur pa ekip.

Në këto muaj ka patur shumë zëra në lidhje me trajnerin argjentinas, për të cilin janë interesuar shumë klube nga e gjithë Evropa. Një nga këta zëra është kthyer në orët e fundit.

Sipas Sunday Mirror, trajneri duket se është në pritje të një telefonate nga Manchester United, që po zhgënjen edhe në këtë sezon.

Djajtë e Kuq mund të vendosin ta largojnë Solskjaer-in në verë dhe t’ia besojnë skuadrën ish-trajnerit të Spursave.