Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Arizona të SHBA-së.
Gazetari Matt Rodewald, ishte duke raportuar nga terreni situatën e rëndë të krijuar nga moti i keq, teksa për pak sa nuk u godit nga një rrufe.
Ndonëse shkarkesa atmosferike goditi shumë pranë tij, fatmirësisht gazetari shpëtoi paq, pa marrë lëndime.
Pasi mblodhi veten, gazetari nisi sërish të raportojë ngjarjen.
Sipas “Fox 10” stuhia që përfshiu zonën e Phoenix në Arizona shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në rreth 20.000 banesa. /Sinjali/