Nxënësja e mitur, e cila u ngacmua seksualisht nga mësuesi i saj tregon tmerrin që ajo përjetoi atë ditë.
Sipas saj, mësuesi i kishte bërë presion me notë, duke i thënë se do të ia vendoste notën 4 nëse nuk bën çfarë i thotë ai.
“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, rrëfen nxënësja.
Për këtë ngacmim, Neshat Tepelena u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Gjirokastës.
Në prill të 2018-ës, 62-vjeçari Tepelena u denoncua publikisht nga ish-nxënësja e tij në shkollën 9 vjeçare “Ali Hajdini”, të fshatit Kalasë të Delvinës. Vajza pretendonte se mësuesi i kishte bërë presion për notën dhe më pas e kishte puthur në buzë.
Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve. Ishte nëna e vajzës ajo që e ka bërë publik rastin abuzues. Ajo fillimisht nuk ka dashur që historia të bëhej publike për shkak të paragjykimeve.
Të gjendur përballë refuzimit të vajzës për të shkuar në shkollë, prindërit kanë denoncuar mësuesin 60-vjeçar.
Sipas banorëve të fshatit Kalasë, mësuesi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla edhe më herët, në një rast madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërejtje./Gazeta Sinjali/