image Po ndiqnin grabitësit, Policia në Romë aksidenton për vdekje 14-vjeçaren

Evropë

Po ndiqnin grabitësit, Policia në Romë aksidenton për vdekje 14-vjeçaren

news image

Një aksion policie ka përfunduar në një tragjedi në rrugën Salone, në një zonë periferike në lindje të Romës.

Një 14-vjeçare vdiq pasi makina në të cilën ndodhej u godit nga një patrullë e policisë rrugore.

E mitura ishte në makinë me prindërit e saj, të cilët gjithashtu u lënduan rëndë. Dy policë gjithashtu u shtruan në spital.

Operacioni policor kishte nisur pas raportit të një grabitjeje në Tivoli. 

Makina me autorët doli nga rruga në kryqëzimin e rrugës Salone.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, në rrugën Salone pranë një kthesë, patrulla e policisë rrugore humbi kontrollin dhe u përplas ballë për ballë me makinën në të cilën udhëtonin vajza dhe familja e saj.

Makina e grabitësve u gjet më vonë e braktisur në A24. Policia vijon kërkimet për gjetjen dhe kapjen e tyre./Gazeta Sinjali/