image “Po m’pengoni, mos m’thirrni për ksi senesh”/ Drejtori i Gjinekologjisë refuzon të flasë rreth dyshimeve për skandalin e ndërrimit të foshnjave

Shëndetësi

“Po m’pengoni, mos m’thirrni për ksi senesh”/ Drejtori i Gjinekologjisë refuzon të flasë rreth dyshimeve për skandalin e ndërrimit të foshnjave

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një vdekje të dyshimtë të një foshnje të porsalindur në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Babai i foshnjës dyshohet se është informuar gabimisht nga infermierja se fëmija i tij ka lindur shëndosh e mirë, derisa foshnja që lindi bashkëshortja e tij, ka lindur pa shenja jete.

Lidhur me këtë, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga drejtori i Klinikës, Zef Ndrejaj, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet.

Po m’pengoni. Mos m’thirrni për ksi senesh”, tha shkurt Ndrejaj para se t’ia mbyllte telefonin gazetares së Sinjalit.

Ndryshe, pasi burri e kuptoi që fëmija i tij nuk ka arritur që të shpëtojë, ai rastin e ka denoncuar edhe në Polici, me ç’rast me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali mëson se i njëjti dyshon se foshnja e tij është ndërruar pas lindjes, meqenëse kanë qenë dy lindje me shumë pak minuta diferencë.

Raportohet se ka qenë infermierja ajo e cila rrugës për ta dërguar foshnjën e lindur të gjallë në repartin e neonatologjisë, ka ngatërruar babain e foshnjës së gjallë, me atë të foshnjës së vdekur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’, teksa me detajet e reja lidhur me rastin, Sinjali do t’iu mbajë të informuar ditëve në vazhdim.

/GazetaSinjali/