image “Po ma kërcënonte jetën vazhdimisht” – arrestohet prishtinasi pas denoncimit të bashkëshortes

Siguri

“Po ma kërcënonte jetën vazhdimisht” – arrestohet prishtinasi pas denoncimit të bashkëshortes

news image

Një grua nga Prishtina ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendon se prej kohësh jetonte nën frikën e kërcënimeve të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar në rrugën “Hajdar Dushi”, ku viktima me inicialet Sh.M., rreth 36-vjeçare ka deklaruar para hetuesve se bashkëshorti i saj, A.M., rreth 38-vjeçar, e kishte kërcënuar vazhdimisht me vrasje.

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit.

Sinjali mëson se për rastin janë njoftuar edhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave dhe Qendra për Punë Sociale, të cilat janë përfshirë në trajtimin e rastit.

Ajo pretendon se jetonte nën kërcënime të vazhdueshme. Pas denoncimit në Polici, bashkëshorti përfundoi në ndalim, ndërsa institucionet e mbrojtjes së viktimave u aktivizuan në rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/