image Po kontrollonte llogarinë bankare, i riu zbulon se i ishin shtuar rreth 200 milionë euro

Botë/ Po kontrollonte llogarinë bankare, i riu zbulon se i ishin shtuar rreth 200 milionë euro

news image

Një djalë nga Irlanda u ndje multimilioner për nja dy orë, por pastaj flluska e tij e lumturisë u ça.

Kevin Conway kontrolloi aplikacionin e kursimeve një pasdite dhe aty, për çudinë e tij, pa se në llogarinë e tij bankare ndodheshin plot 200 milionë euro.

Por, për fat të keq, ëndrra i zgjati vetëm dy orë, pasi rezultoi që të kishte qenë vetëm një problem teknik i aplikacionit.

Conway e hapi aplikacionin në telefonin e tij javën e kaluar për të zbuluar që 197.245.088 € ishin depozituar në “kasafortë”, e cila është një metodë kursimi brenda aplikacionit.

Ai vazhdoi ta kontrollonte aplikacionin pa pushim, ndërsa shuma mbeti e njëjtë, kur shuma e vërtetë duhet të ishte rreth 200 €.

Kevin i tha RTE News:

Ishte ora 15:00 ose 16:00 të premten e javës së kaluar kur kontrollova aplikacionin dhe thoshte se kisha një bilanc prej 197 milion €. Pastaj u zhduk. Nuk dija çfarë të bëja. Po kruaja kokën. Kisha 200 milionë euro për dy orë.”

Aplikacioni njoftoi se bëhej fjalë për një problem të përkohshëm duke shtuar se edhe pse në llogarinë e tij rezultonin 200 milione euro ai nuk mund t’i tërhiqte edhe nëse donte.