Dëshmitari numër 10, i cili është edhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e vazhdon dëshminë e tij kundër Pjetër Shalës.
Kryetarja e trupit gjykues Mappie Veldt- Folia, në rastin e Shalës e qortoi dëshmitarin duke kërkuar që të përgjigjet konkretisht në pyetjet e prokurorisë e jo të jap dëshmi të tjera.
Ajo e pyeti nëse ka ndonjë problem me përkthimin, ngase sipas saj, dëshmitari i cili është deklaruar si pjesëtar i UÇK-së, nuk po përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar për ambientet dhe organizimin e një burgu të improvizuar të UÇK-së.
“Po ta bëj këtë pyetje sepse ndonjëherë, në përgjigje në pyetjet që po ju bëhen, ti jep një përgjigje të ndryshme nga pyetja që të bëhet. Kështu që, mundohu të jepni përgjigje në pyetjen që ju bëhet. Ju lutem, dëgjoni me kujdes pyetjen dhe jepni përgjigje në pyetje”, tha ajo.