Një 53-vjeçare angleze ua ka pa sherrin tre fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Jackie Willis nga Felthami është dënuar me 6 muaj burgim dhe me ndalesë për të mos e shkelur Francën për dy vjet. Ajo tentoi që t’ua mundësonte shqiptarëve të mitur ta kalojnë kufirin duke i futur në bagazhin e veturës, por përfundoi në prangat e Policisë britanike, transmeton Gazeta sinjali.
Në gjykim u tha se fëmijët shqiptarë do të kalonin nga Calais në Dover përmes tunelit nënujor.
Avokatja e anglezes tha se Jackies i ishin orfuar 9 mijë funte nga një trafikant për t’i transportuar fëmijët shqiptarë, dhe ajo ishte tunduar nga kjo shumë. /Gazeta Sinjali/