image "Po gatuanin makarona", kapen 4 shqiptarë në shtëpi bari në Britani, i shkaktuan shtetit dëm kolosal me vjedhjen e energjisë

Botë

“Po gatuanin makarona”, kapen 4 shqiptarë në shtëpi bari në Britani, i shkaktuan shtetit dëm kolosal me vjedhjen e energjisë

news image

Katër shqiptarë janë kapur në Britaninë e Madhe pasi në banesën e tyre kishin krijuar një “shtëpi bari”.

Sipas mediave britanike, katër shqiptarët me kultivimin e kananbisit i kishin shkaktuar shtetit një dëm prej 11 mijë £ në ditë duke vjedhur energjinë elektrike.

I gjithë sistemi i kultivimit përfshinte mjete profesionale ndriccimi dhe ujitjeje ndërsa vlera e kanabisit arrinte deri në 1.6 milion £ me 778 rrënjë të sekuestruara.

Para Gjykatës së Kurorës u shpallën fajtorë:

29-vjeçari Nikolin Progni, 42-vjeçari Klaudio Lekndreaj, 28-vjeçari Klaurent Lena dhe 22-vjeçari Andrea Vukaj.

Në të gjithë ambjentin e ndërtesës, brenda dhe jashtë saj u vu re një sistem kamerash. Gjatë operacionit policia pa se një pjesë e dhomave ishin në errësirë ndërsa të tjerat ishin përshtatur për kultivim. Në muret e tyre shqiptarët kishin varur dhe ccarccafë për të reflektuar më mirë dritën e llampave.

Të pandehurit kishin përshtatur dhoma banimi, me shtretër, një tavolinë dhe garderobë; si dhe një kuzhinë.

Në momentin e arrestimit, ata po gatuan makarona, njoftoi policia britanike.

Kishte gjithashtu filtra karboni, dhe një furnizim të bollshëm të lëndëve ushqyese për rritjen e fidanëve. Pjesë të tjera të ndërtesës iu dedikuan pajisjeve të paketimit.

/GazetaSinjali/