Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Ilir Metës ka dhënë versionin e tij në një konferencë për shtyp.
Ai tha se kur u rrethuan nga makinat e agjentëve të BKH dhe forcave operacionale të policisë, kanë menduar se po i rrëmbejnë.
“Ula shpejtësinë, pashë një makinë që po na afrohej, na rrethuan tre makina, dhe dolën ca banditë me maska, me armë, na hapën dyert në mënyrë çnjerëzore dhe na thanë hajdeni me ne, dhe i thamë kush jeni ju na tregoni një mandat, në fillim u trembëm, thash po na rrëmbejnë. Pastaj pashë një makinë policie, dhe aty kuptuam që ishte policia e Dumanit dhe Ramës”, tha ai.