image Plumbi i dasmës i bie në oborr qytetarit të Kosovës

E rrezikshme/ Plumbi i dasmës i bie në oborr qytetarit të Kosovës

news image

Festat e ndryshme më armë zjarri janë duke u bërë edhe më shqetësuese në Kosovë. Përkundër arrestimit nga policia të personave për përdorim të armëve në ahengje të ndryshme, kjo dukuri po vazhdon.

Së fundmi, një qytetar i Kosovës, ka publikuar një fotografi mjaftë shqetësuese ku shihet se si plumbi qorr ka përfunduar në oborrin e tij.

Plumbi që ishte shkrepur nga ndonjë aheng ka përfunduar në gypin e ujitjes së këtij qytetari. Fotografinë e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar se është tejet i shqetësuar për fëmijët e tij.

“Ja sa jemi të sigurt në shtëpitë tona. Gazmendet familjare dhe darsmat duhet festuar me zemër dhe jo plumba. Këtë plumb, sot e gjata në oborrin e shtëpisë time dhe sinqerisht u shqetësova për fëmijët e mijë”, ka shkruar qytetari.

Kujtojmë se ditë më parë Sinjali raportoi për një tubim në Deçan ku kishte pasur të shtëna të shumta me armë zjarri. Në atë tubim kishte qenë edhe Ramush Haradinaj si dhe vëllai i tij Dauti.

Pas raportimit të Sinjali, Prokuroria ka filluar hetimet për gjuajtjet me armë, ku ishin bërë në sy të Policisë së Kosovës. Për gjuajte me armë në festë ishte dënuar zv/kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë, Endrit Shala si dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku./Sinjali/