image Plenkoviq: Politika e BE-së për Kosovën të jetë e balancuar, deeskalimi shkon nga të dyja planët

Politikë

Plenkoviq: Politika e BE-së për Kosovën të jetë e balancuar, deeskalimi shkon nga të dyja planët

news image

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq tha sot se gjatë seancës së sotme të Këshillit Evropian ka thënë qartë se politika e BE-së për Kosovën duhet të jetë e balancuar dhe se deeskalimi shkon nga të dyja palët.

“Ne pamë se si, në çfarë mënyre dhe kush i sulmoi ushtarët e KFOR-it dhe EULEX-it. Stabilizimi – po, pjesëmarrja në zgjedhje – po, bisedimet me të dyja palët – po, respektimi i marrëveshjes – po dhe krijimi i parakushteve për normalizimin e marrëveshja – po. Mesazhi është një qasje e balancuar, jo presion mbi njërën nga palët”, tha ai i pyetur nga një gazetar kroat në Bruksel nëse flitet për presion edhe ndaj Serbisë.

Duke folur për mundësinë e organizimit të një konference ndërkombëtare për këtë çështje, e cila u propozua nga kryeministri shqiptar Edi Rama, Plenkoviç tha se komuniteti ndërkombëtar është ende i angazhuar.

/GazetaSinjali/