image Plenkoviq: Mbështes njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Plenkoviq: Mbështes njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka thënë se shteti i tij është partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian dhe liberalizimit të vizave.

Ai në një konferencë për media pas takimit me homologun e tij kosovar Albin Kurtin ka deklaruar se ata angazhohen për bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

I pyetur se a duhet Serbia të shkojë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka theksuar se në fund duhet të vijë edhe deri pika e njohjes reciproke Prishtinë-Beograd.

Tutje, Plenkoviq është shprehur se e përkrahin tërësinë territoriale të Kosovës, por edhe njohjen me Serbinë./GazetaSinjali/