image Plas sherri në një familje në Obiliq: Djali ushtron dhunë ndaj nënës së tij, përfundon në mbajtje

Siguri

Plas sherri në një familje në Obiliq: Djali ushtron dhunë ndaj nënës së tij, përfundon në mbajtje

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur dje në një familje në Obiliq, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka njoftuar se i biri pas një konflikti verbal ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është dërguar fillimisht për kontroll mjekësore e më pas është shoqëruar në stacion policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/