image Plas sherri në një familje në Gjakovë, gjyshja ushtron dhunë ndaj nipave

Siguri

Plas sherri në një familje në Gjakovë, gjyshja ushtron dhunë ndaj nipave

news image

Foto ilustruese


Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku Policia arrestoi një grua e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nipave të saj.

Sinjali mëson se gjyshja e viktimave po dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e mllefosur i ka sulmuar nipat, duke iu shkaktuar edhe lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Policia nga dikush i familjes dhe njësitë përkatëse kanë intervenuar.

Si rezultat, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e dyshuara ka dhënë deklaratën e saj për rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit nën dyshimet për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/