image Kërset stupci mes vëllezërve në Obiliq, shkak mosmarrëveshja për hekurishtet e grumbulluara

Siguri

Kërset stupci mes vëllezërve në Obiliq, shkak mosmarrëveshja për hekurishtet e grumbulluara

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy vëllezër në fshatin Plemetin të Obiliqit, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete për shkak të një mosmarrëveshje. Sinjali mëson se të dyshuarit janë denoncuar në Polici nga babai i tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë njoftuar se ankuesi, babai i të dyshuarve ka njoftuar Policinë rreth orëve të mëngjesit se dy djemtë e tij po rrahen mes vete me mjete hekuri e druri.

Me t’u raportuar rasti, Policia dhe njësia mjekësore e QKMF-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë personat e përfshirë në rast, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare.  

Pas trajtimit në QKUK, dy të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor të Obiliqit për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Sipas burimeve të Sinjalit, dy vëllezërit, njëri 29-vjeç e tjetri 21 vjeç, kanë deklaruar në Polici se ata u rrahën mes vete pas një mosmarrëveshje për disa hekura.

Prokurori ka urdhëruar që pas intervistimit dy vëllezërit e dyshuar të dërgohen në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë dhe të hetohen për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/